Ajax-Milan, formacionet e mundshme



Është përplasje kampionësh: sot në ora 20.45 në "Amsterdam Arena" luhet ndeshja mes 11 herë kampionëve të Europës, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League, Ajax-Milan. Edhe pse të dy ekipet nuk e kanë më atë shkëlqimin e viteve të arta sërish fanella e
tyre peshon shumë ndaj dhe takimi i sotëm do të shihet me shumë interes nga mbarë e bota e mbi të gjitha nga nostalgjikët e futbollit.

De Boer pritet të hedhë në fushë pak a shumë të njëjtin ekip me të cilin luajti edhe këtë fundjavë në Eredivisie, ku fitoi thellë 6-0 përballë, ndërsa Allegri rigjen Balotellin dhe Montolivon, por humb edhe për një muaj tjetër Stephan El Shaarawy-n. Ndërkohë Robinho pritet ta nisë si titullar, ndërsa Matri nga stoli. /albeu.com/


Formacionet e mundshme:

AJAX: Vermee; Rhijn; Moisander; Denswil; Blind; De Jong; Poulsen; Duarte; De Sa; Fischer; Sigthorsson. Tr. De Boer

MILAN: Abbiati; Abate; Zapata; Mexes; Constant; De Jong; Montoolivo; Muntari; Birsa; Robinho; Balotelli. Tr. Allegri
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment