Ibra, sms "dashurie" Milanit




Bomberi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, gjithmonë në qëndër të merkatos të PSG, e cila ofroi edhe shifra tunduese, shënoi gol në miqësoren Suedi-Serbi dhe u betua për besnikëri ndaj Milan: "Jam mirë këtu, nuk lëviz".


Orët e fundit emri i Ibrahimoviç është përmendur shumë nga mediat dhe jo vetëm për një kalim te PSG, e cila ofronte 40 milionë euro për kartonin e tij por vetë sulmuesi, pas miqësores së djeshme Suedi-Serbi 2-1, ku dhe shënoi një gol deklaroi: "Thuhen shumë gjëra për të ardhmen time këtë periudhë por janë vetëm thashetheme. Jam një futbollist i Milan dhe jam i lumtur te ky klub".


Dy lajme shumë të mra për Milan në vigjilje të Euro 2012: Zlatan Ibrahimoviç është shumë mirë dhe i premton dashuri të përjetshme kuqezinjëve duke larguar edhe parizienët e PSG.

Një ditë më parë ishte agjenti i Thiago Silva, i cili gjithashtu rrëfeu se braziliani nuk do të largohet nga Milan. Dy lajme me të vërtetë frymëdhënëse për tifozët e "Djallit".
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment