Shevchenko i ri ??

 


Të gjithë te Milan e kujtojnë me nostalgji Andriy Shevchenko, yllin ukrainas që i rrëmbeu zemrat e tifozëve kuqezinjë me golat dhe trofetë që solli në Milanello. "Mbreti i Lindjes", siç thirrej nga tifozët Shevchenko që kur u transferua nga Dinamo kiev në vitin 1999 u shndërrua në benjaminin e tifozerisë, madje duke lënë në hije edhe kujtimin e legjendës Marco Van Basten.


Por tashmë, me sa duket në Kiev po lind një tjetër yll futbolli, të cilin e quajnë Shevchenko i ri. Bëhet fjalë për talentin e Dinamo Kiev, Andriy Yarmolenko.

22-vjeçari ukrainas ka lindur në St.Peterburg në Rusi por është pjesë e kombëtares ukrainase. Përveç ngjashmërisë në emër me Shevchenkon, sipas specialistëve të futbollit të dy ngjajnë edhe në stilin e lojës dhe karakteristikat fizike.

Sipas shtypit ukrainas, Milan është vënë menjëherë në ndjekje të lojtarit dhe kërkon ta sjellë në San Siro për të risjellë edhe një herë kohët e arta të Andriy Shevchenko. /albeu.com/ 


Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment