Shqipatri te MIlani !




Derisa po përgatitet me përfaqësuesen e Suedisë për pjesëmarrje në Euro 2012, Emir Bajrami ka gjetur kohë të flasë edhe për të ardhmen e tij.

Mesfushori kosovar, i cili ka paralajmëruar largimin nga ekipi holandez Twente gjatë kësaj vere, ka treguar se preferon që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit italian.
“Mua më pëlqen Italia. Këtë e kam thënë disa herë. Mendoj se mund të përshtatem me lojën që zhvillohet në këtë vend”, ka deklaruar Bajrami për FotbollDirekt.se.
Drejtori sportiv i Elfsborgut, Stefan Andreasson, ka krahasuar kosovarin me suedezin Jesper Blomqvist, i cili gjatë karrierës kishte luajtur në Serie A me Milanin.
“Po, unë dua ta ndjek shembullin e Blomqvist”, ka thënë Bajrami.
Ndërsa i pyetur se a mund të ndërmjetësojë shoku i skuadrës përfaqësuese Zlatan Ibrahimoviç për transferimin në Milano, Bajrami është përgjigjur. “Kjo nuk funksionon në këtë mënyrë”.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment