Allegri: Juventus mbetet favorit



Edhe pse ka kaluar një vit, Massimiliano Allegri flet ende për djem të rinj që rriten nga dita në ditë. Fazë përgatitore e kuqezinjve është e njëjtë me atë të një viti më parë, i njëjti hotel, i njëti kamping dhe i njëjti trajner. Për momentin ujrat janë të qeta pavarësisht dallgëve të muajve të
kaluar. 

Numri një i stolit kuqezi është sërish optimist dhe i karikuar.


"Të drejtosh të rinj në skuadër është një stimul më shumë. Ata kanë uri dhe dëshirë për të fituar. Në moshën 20 vjecare ke guximin të provosh gjëra që i quan të pamundura për t'u realizuar. Qëndrova tek Milani pavarësisht zërave të shumta në muajin maj. I besoj instiktit tim dhe kur nuk e bëra këtë gabova. Kemi folur bashkë me Gallianin dhe presidentin dhe vendosëm të vazhdojmë së bashku. Për mua kjo është një sfidë", shprehet Max Allegri.

Allegri e sheh Milanin e tij pretendente për titullin kampion edhe pse pranon superioritetin e Juventusit, duke u bazuar edhe tek numrat.

"Kam një skuadër me të rinj plot kualitet dhe krahasuar me gushtin e kaluar kemi avantazhin që jemi një vit së bashku. Mendoj që do të jetë një kampionat i ekuilibruar, me 6 apo 7 skuadra pretendente. Por Juventusi është favorit kryesor pasi vjen pas dy titujve radhazi dhe ka blerë lojtarë të mirë. Pas titullit që ne fituam u nisëm si favoritë por juventus punoi shumë dhe na mposhti. Kush fiton niset përpara të tjerëve, kështu funskionon në sport", vijoiAllegri.

Milani nuk ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë, ku të rinjtë mbetet të jenë shpresa e skuadrës. Allegri bën të ditur se i ka premtuar presidentit Berlusconi 3 sulmues në fushë, pavarësisht skemës së lojës.

"Duhet të ruajmë ekuilibrin me të rinjtë. Nuk mund të them nëse do luajmë me dy sulmues apo tre. Ia kam shpjeguar presidentit dhe jemi dakord. Pastaj në skuadrat e mia kanë luajtur gjithmonë 4 lojtarë ofensiv, tre sulmues dhe një mesfushor që i shtohet në zonë", përfundoi tekniku i Milan. 
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment