Intervista e Allegrit

Kualifikimi i Milanit në fazën e grupeve të UEFA Champions League nuk i qetëson aspak ujërat në kampin kuqezi. Fitorja që do të rezultonte edhe jetike për të ardhmen e Allegrit në stolin e Milanit, ka dhënë një efekt të kundërt për trajnerin që gjen rastin e revanshit duke u shfryrë ndaj zërave që e shikonin larg pankinës.

“Ndoshta tani do të jap dorëheqjen duke parë se rezultatet janë të njëjta me pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Është një batutë? Nuk e di”.

Një qëndrim që sjell shumë pikëpyetje por mbi të gjitha nxjerr në siperfaqe tensionin e kaluar nga trajneri gjatë javëve të fundit.

“Jam shumë i kënaqur për atë që skuadra tregoi në fushë por në të njëjtën kohë jam edhe i zemëruar. Në skuadër klima është e qetë dhe nuk kam asnjë problem as me drejtuesit por jashtë skuadrës dikush bën llogaritë e mija dhe më tregon se çfarë duhet të bëj”.

Në deklaratat pas fitores 3-0 ndaj PSV, Allegri ia kalon topin Gallianit, i cili flet për merkaton duke thumbuar tifozët në lidhje me një parrullë ku ata kundërshtojnë blerjen e Matrit.

“Me gjithë respektin që kam për tifozët, merkaton e drejtojmë unë dhe Allegri. Me trajnerin kemi rënë dakort që na duhet një qendërsulmues. Allegri? Ishte thjesht jë batutë nga ana e tij. Nuk duhet ta ekzagjerojmë duke krijuar çështje”.

Gjithsesi, disa orë më vonë vetë Allegri bëri një hap pas duke e pranuar se deklarata ishte e nxituar, duke siguruar shoqërinë që do të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit kuqezi.
Photo: Kualifikimi i Milanit në fazën e grupeve të UEFA Champions League nuk i qetëson aspak ujërat në kampin kuqezi. Fitorja që do të rezultonte edhe jetike për të ardhmen e Allegrit në stolin e Milanit, ka dhënë një efekt të kundërt për trajnerin që gjen rastin e revanshit duke u shfryrë ndaj zërave që e shikonin larg pankinës.

“Ndoshta tani do të jap dorëheqjen duke parë se rezultatet janë të njëjta me pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Është një batutë? Nuk e di”.

Një qëndrim që sjell shumë pikëpyetje por mbi të gjitha nxjerr në siperfaqe tensionin e kaluar nga trajneri gjatë javëve të fundit.

“Jam shumë i kënaqur për atë që skuadra tregoi në fushë por në të njëjtën kohë jam edhe i zemëruar. Në skuadër klima është e qetë dhe nuk kam asnjë problem as me drejtuesit por jashtë skuadrës dikush bën llogaritë e mija dhe më tregon se çfarë duhet të bëj”.

Në deklaratat pas fitores 3-0 ndaj PSV, Allegri ia kalon topin Gallianit, i cili flet për merkaton duke thumbuar tifozët në lidhje me një parrullë ku ata kundërshtojnë blerjen e Matrit.

“Me gjithë respektin që kam për tifozët, merkaton e drejtojmë unë dhe Allegri. Me trajnerin kemi rënë dakort që na duhet një qendërsulmues. Allegri? Ishte thjesht jë batutë nga ana e tij. Nuk duhet ta ekzagjerojmë duke krijuar çështje”.

Gjithsesi, disa orë më vonë vetë Allegri bëri një hap pas duke e pranuar se deklarata ishte e nxituar, duke siguruar shoqërinë që do të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit kuqezi.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment