Milan, dopio-goditje

Edhe pse deri tani tratativat e Milanit po vazhdojnë me shumë lojtarë, qoftë ata që janë për të ikur dhe ata që janë për t’u blerë, duket se vetëm dy janë realisht synimi kryesor i kuqezinjve. Dhe jo më kot janë ata të vetmit, që, deri tani, u është bërë një ofertë zyrtare nga ana e klubit kuqezi, nëklubet e tyre. 



Po flasim për Keisuke Hondan dhe Adem Ljajiç, dy futbollistët më të kërkuar nga kuqezinjtë në këtë merkato vere.

Oferta e parë ka qenë e drejtuar në klubin e CSKA-së për Keisuke Hondan.Oferta prej 3 milionë eurosh nuk gjeti pranimin sepse rusët donin 5 milionë të paktën për të liruar një lojtar që në janar do të jetë gjithsesi i lirë, pasi i përfundon kontrata me klubin moskovit. M

ë pas, një ofertë është bërë edhe në adresë të Adem Ljajiçit, ose më saktë, në adresë të Fiorentinës, për 8 milionë euro, teksa kjo e fundit, e ka refuzuar dhe ka sqaruar se Galiani është treguar i padrejtë në këtë ofertë.

Por, pavarësisht dy refuzimeve të marra nga dy klubet, Fiorentina dhe CSKA për Ljajiç dhe Hondën, duket se Adriano Galliani e ka menduar mirë planin për t’i veshur kuqezinj. Ai ka rënë dakord me lojtarët dhe tani kërkon "ok"-in e klubeve. Dhe, nëse nuk arrin dot që të marrë këtë ok-i përpara play off-eve të Champions League-s, me kaq para, atëherë sapo Milani të kualifikohet për në grupe dhe të marrë 30 milionë eurot e garantuara në bilanc, mund të lëshojë ofertat e reja për dy lojtarët

.

Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment