Balotelli: El Shaarawy dhe Niang duhet t’i presin flokët

Niang - Balotelli - El Shaarawy Në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, ku Balotelli kërkoi falje për veprimin e bërë ndaj Napolit, sulmuesi italian tregon raportet që ka me Allegrin dhe flet për El Shaarawyn dhe Niang.
“Marrëdhëniet e mia me Allegrin? Gjithçka është mirë mes nesh. Ai na motivon neve dhe ne shpresojmë të ndjekim atë si ekip. Ne kemi nevojë për më shumë fat që të rikthehemi në pozitat 3-4, kurse në pjesën e dytë të sezonit të luajmë edhe më mirë që të luftojmë për vendin e parë.”
“Stephan El Shaarawy? Ai duhet t’i pres flokët. Ai dhe Niang nuk më dëgjojnë. Ata do të duket më mirë nëse i presin flokët. Sigurisht se po bëj shaka. El Shaarawy vetëm duhet të rifitojë besimin në vetvete. Ka cilësi të mëdha që të gjithë i pamë sezonin e kaluar. Edhe këtë sezon, ai filloi mirë duke shënuar gol të rëndësishëm ndaj PSV Eindhoven.”
“M’Baye Niang? Edhe ai ka cilësi të mëdha. Ai duhet të ketë pak më shumë besim në vetvete. Duhet t’i qëndrojmë pranë dhe ta përkrahim atë, ashtu siç unë po përpiqem ta bëj”ishin fjalët e Balotellit.
shaarawy


Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment