Përveçse tre pikëve të rëndësishëm që janë në lojë supersfida e sotme në Serie A Milan-Napoli është edhe një para-merkato për të dy klubet. Orët e fundit është folur shumë për një shkëmbim
në mbrojtje mes Zaccardos dhe Cannavaros, por përpos fjalëve kjo gjë mund të realizohet nëjanar.
Por ajo që duket më e mundshme është shkëmbimi që mund të kryhet në mesfushë dhe bëhet fjalë për Antonio Nocerino dhe Blerim Xhemaili, shkruan "Calciomercato". Agjenti i tetovarit ka vizituar zyrat e Milanit në rrugët Turati, por është mesfushori aktual i kuqezinjëve që refuzon një kalim në Napoli.
Një tjetër pengesë mund të jetë edhe forma e mirë e shqiptarit dhe ajo e keqe e italianit. Gjithësesi portali italian e quan Blerim Xhemailin pothuajse një futbollit të Milanit që në janar.
0 comments:
Post a Comment