Kaka: Ndihem si një djalosh



Ricardo Kaka është gati që të befasojë sërish dhe do ta bëjë këtë gjë duke punuar fort dhe duke u stërvitur çdo ditë me kuqezinjtë. "Jam mirë këtu, ndihem si në shtëpi dhe familje. Milani është
gjithçka për mua. Ky entuziazëm i madh, këta tifozë të mrekullueshëmma lumturojnë ditën dhe qëndrimin. Më duket vetja sikur jam ende një djalosh dhe sikur koha s’ka ecur për mua", u shpreh Riky, që më pas foli edhe për raportin e tij me Balotellin dhe El Shaarawy, të cilët i takoi në stërvitjen e djeshme.

"Me ata bëmë shaka dhe biseduam pak në dhomat e zhveshjes. Janë të dy të mrekullueshëm dhe do të kuptohemi shumë mirë. Ky Milan ka shumë kampionë dhe do të vazhdojë të rritet. Jam i sigurtë për këtë gjë", u shpreh braziliani.

Objektivi,/b> – Më pas, duke folur për objektivatbraziliani u shpreh: "Një nga objektivat është që të mbërrij shifrën e 100 golave me fanelën kuqezi. Më duhen dhe 5 dhe shpresoj t’ia arrij këtij qëllimi. Por, në veçanti dua të ndihmoj Milanin, ashtu si më ndihmoi klubi mua".

Botërori "Sigurisht që është dëshira ime të jem me Brazilin, por më duhet të punoj shumë për të arritur këtë gjë".

Galliani – Duke folur në lidhje me KakaGalliani u shpreh se ardhja e brazilianit ka elektrizuar ambjentin: "I gjithë universi Milan është i lumtur dhe konfirmimi vjen nga këta tifozë që janë të numërt".
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment