Ja çfarë i tha Balotelli arbitrit




Vazhdon të bëjë ende bujë kartoni i kuq i Mario Balotellit marrë në ndeshjen kundër Napolit. Sot, "Corriere dello Sport", publikon për herë të parë fjalët që sulmuesi i Milanit i tha 
arbitrit të ndeshjes Luca Banti në përfundim të takimit.

"Të vras, të bëj të ma paguash", mësohet të kenë qënë fjalët e Super-Marios.

Fjalë të rënda, të cilat e shtynë Milanin të mos apelojë vendimin e Gjykatës Sportive pasi i frikësohej një dënimi të dytë më të ashpër.

Madje, klubi kuqezi e ka paralajmëruar Balotellin të jetë më i pjekur dhe i kujdesshëm në fushën e lojës e mbi të gjitha në raportet me arbitrat.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment