Higuain është “diabolik”

Allegri: Higuain është “diabolik”
Pas suksesit të vuajtur në mesjavë në Champions League ndaj Celtic Glasgow Massimiliano Allegri i bën thirrje skuadrës për të filluar kthesën në kampionat, ku për momentin kuqezinjtë mbajnë vendin e 9, me katër pikë të grumbulluara në tre javët e para.

Massimiliano Allegri – Prisja një start më të mirë, megjithatë nuk i mbyllim ndeshjet duke vrapuar dhe ky është një fakt objektiv. Për momentin na mungojnë tre pikët e Verona-s, ku gjithsesi verdheblutë merituan. Jemi disi prapa me përgatitjet, por mbeten ende edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, kështuqë do t’ia dalim për të rikuperuar këto pikë të humbura.
46-vjecari toskan i druhet Napolit dhe bën një përshkrim të detajuar të ekipit të drejtuar nga Rafael benitez.
Massimiliano Allegri – Higuain është diabolik. Duket sikur mungon, por është gjithmonë i pranishëm në ndeshje. Por kanë gjithashtu edhe Hamsik që po demonstron se është ndër më të mirët e Evropës. Hamsik ka cilësi mjaft të mira teknike, e madje ka akoma vend për t’u përmirësuar. E mbaj mend që nga koha me Brescia-n ishte tepër i fortë dhe shumë i aftë në aspektin profesional. Callejon është i një niveli ndërkombëtar si dhe Lorenzo Insigne. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe nëse Napoli niset si favorit kjo ndodh vetëm për faktin se pas 3 javëve të para ka 9 pikë, ndërsa ne 4.
Trajneri i Milanit vlerëson së tepërmi ekipin nga Campania dhe në njëfarë mënyre zbërthen taktikisht lojën e Napolit.
Massimiliano Allegri - Tani Napoli është duke luajtur një futboll të mirë. Benitez është treguar shumë i zoti, sepse është tepër e vështirë për të ndryshuar një skuadër me shumë lojtarë për të kaluar nga mbrojtja me tre në atë me katër. Do të jetë një takim shumë i ekuilibruar. Ata lënë shumë pak hapësira dhe thellësi për kundërshtarët, kështuqë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos ia u dhënë ne këto mundësi dhe të evitojmë kundërzbritjet e tyre, ku dinë vërtet të bëjnë shumë dëm. Besoj dhe shpresoj te djemtë e mij. Me Napolin do të jetë një sfidë e vështirë jo vetëm për ne por gjithashtu edhe për ata. Me skuadra të tilla si Roma, Lazio, Inter, Juventus e Fiorentina do të rivalizojmë për 6-7 vendet e para të kampionatit, e duhet të marrim në konsideratë edhe Udinese-n, por sigurisht me objektivin për t’u renditur mes tre vendeve të para.
Në fund Allegri rezervoi fjalë mjaft të mira për Rafa Benitez, trajner i cili në drejtimin e Liverpool-it është përballur dy herë në finale në Champions League, me ekipin kuqezi. 46-vjecari toskan cmon punën e trajnerit spanjoll dhe nuk rri pa përmendur edhe punën e tij në Londër me Chelsea-n, por mbi të gjitha vlerësoi aftësinë e 53-vjecarit madrilen për të ndryshuar plotësisht konceptin e një skuadre që kishte plot 4 vjet që luante një futboll me një stil krejt tjetër
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment