Dy goditje nga Reali dhe Barça


E ardhmja e mesfushorit spanjoll, Xabi Alonso, është gjithnjë e më larg Real Madrid. Pas zërave që qarkullonin në merkato për një transferim të mundshëm të lojtarit te Juventusi, duket se në orët e
fundit mesfushori ka hyrë në orbitën e klubit të Milanit. Spanjollit i skadon kontrata me klubin madrilen në fund të këtij sezoni dhe gjasat janë që lojtari nuk do të rinovojë në fund. 

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani ka nisur kontaktet me mesfushorin për ta bindur që të transferohet te "Djalli" që në muajin janar. 

Sakaq, në Spanjë, flitet se është përqendruar dhe "pazari" i Milanit për të përforcuar ekipin. Emri i ri është mesfushori i Barcelonës, Alexandre Song. Për të Administratori i kuqezinjve, Adriano GaLliani, ka programuar një takim me drejtuesit e Barçës, për të folur për lojtarin. Objektivi i TIJ në Spanjë është që ta bindë Barcelonën për të huazuar ish-lojtarin e Arsenalit në Milano. 



Ac Milan

Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment