Galliani: Nuk trembemi nga Napoli



Të dielën është sfida ndaj Napolit, dhe Administratori i Deleguar i Milanit, AdrianoGalliani eviton tensionin për pritshmëritë e sfidës, që do të jetë edhe një test për Milanin por edhe Napolin kryesues. Drejtuesi kuqezi e sheh si të parakohshëm rolin anti-juve të vendosur për Napolin.


"Nuk di të them skuadrën anti-juventus, Napoli po bën më të mirën por është e vështirë të gjykosh në mesin e muajit shtator dhe për më tepër që janë luajtur vetëm tre javë. Kampionati përfundon në mes të majit", është shprehur Adriano Galliani.

Barazimi ndaj Torinos, por dhe fitorja në minutat e fundit ndaj Celtic në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, kanë ndihmuar në rritjen e moralit tek kuqezinjtë.

"Fitorja ndaj Celtic është shumë e rëndësishme, pasi morëm tre pikë dhe na nxjerr në krye të grupit, kështu që është një nisje e mirë. Në krahun tjetër milani ka luajtur 19 sezone në champions dhe e gjitha kjo vlen, pasi championsleague është në ADN tonë", vijoi Galliani

Të dielën Napoli niset si favorite por Galliani paralajmëron. "Nuk e di se sa vlen në futboll fakti i të qenurit favorit. Gjithmonë thuhet që derbin e fiton skuadra e cila gjendet më keq në klasifikim. Të shohim se cdo të ndodhë të dielën. Edhe vitin e kaluar të gjithë na cuan në serinë B por në fund arritëm të jemi në Champions", përfundoi numri dy i Milanit.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment