Kaka-Matri, si dy "vëllezër" në fushë



Kombëtaret kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. MassimilianoAllegri, trajneri i Milanit, është mëse i kënaqur nga fakti se gjatë gjithë këtyre dhjetë ditëve, ka pasur në dispozicion gjatë gjithë kësaj kohe shumë futbollistë, që nga Nigel De Jong, për të vazhduar me Andrea Polin, por edhe Riccardo
Saponara e sidomos Ricardo Kaka, Alessandro Matri dhe Robinho

Pikërisht te kjo treshe ka punuar shumë tekniku livornez, i cili ka studjuar lëvizje dhe skema të ndryshme. Dhe, në ndeshjet brenda familjeve, kjo dyshe ka qenë më e mira, duke realizuar asiste dhe gola. Allegripo mendon që t’i hedhë në fushë edhe në ndeshjen me Torinon, por në lojë është edhe dyshja italiane Balotelli-El Shaarawy. 

Megjithatë, fakti është se Matri dhe Kaka janë në formë dhe pas tyre edheRobinho. Sipas disa mediave, Kaka pritet të jetë në stol në pjesën e parë, por vështirë që Allegri të heqë dorë nga braziliani me këtë formë që ai po tregon
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment