Milan: 3 emra nëse nuk rinovon Allegri






Kohë reflektimesh dhe bilancesh te Milan: Massimiliano Allegri dhe klubi kuqezi duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe pas qershorit 2014 (datë kur skadon edhe kontrata aktuale) apo jo. Tekniku livornez është një nga kandidatët më seriozë për të
zëvëndësuar Cesare Prandellin në krye të Kombëtares italiane në rast se ky i fundit vendos të largohet pas Botërorit 2014.

Kështu Milan ka filluar që tani të shohë për zëvëndësuesin e Allegrit dhe sipas "Gazzetta dello Sport", emri më i lakuar është pikërisht Cesare Prandelli, i cili pas Axurrëve mund të shkojë te "Djalli" ku do të punonte me shumë lojtarë të rinj e mbi të gjitha me disa futbollistë që i ka aktualisht në kombëtare, veçanërisht Balotelli.

Alternativat e tjera janë dy ish milanistë: Filippo Inzaghi dhe Clarence Seedorf. 
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment