Milan më i dobët se vjet



Situata te Milani nuk është nga më të mirat, çka e tregojnë qartë edhe shifrat e kuqezinjve në këtë fillimsezoni, që lidhen jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me problemet e shumta që duhen zgjidhur në brendësi të skuadrës. Për këtë arsye, ja disa nga shifrat që paraqet media
italiane mbi kuqezinjtë.


1 - "Djalli" ka një pikë më pak në kampionat sesa në sezonin e kaluar. Ndërsa vjet kishte grumbulluar 6 pikë pas 5 ndeshjeve të para (humbte me Sampdorian, fitonte me Bolonjën, humbte me Atalantën e Udinezen dhe fitonte me Kaljarin) sivjet ata numërojnë 5 pikë (humbën me Veronën, fituan me Cagliarin, barazuan me Torinon, humbën me Napolin dhe barazuan me Bolongna-n).


2 - Kundrejt një viti më parë, Milani ka tri pikë më shumë diferencë nga zona Champions. Nëse një vit më parë distanca nga pozicioni i tretë ishte 5 pikë,sivjet ai është rritur në -8 pikë, duke treguar jo vetëm se gjendja e skuadrës është më e dobët, por në të njëjtën kohë edhe lufta për zonën Champions është bërë më e madhe.

3 - 0 është golavarazhi aktual i Milanit në renditje, një tjetër shifër e frikshme, duke llogaritur 10 gola të shënuar dhe 10 të pësuar. Ndërkohë, vjet skuadra e Allegrit kishte një golavarazh pozitiv, edhe pse me një pikë më pak se sivjet, me 6 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.

4 - Asnjëherë Robinho nuk kishte shënuar gol në 5 ndeshjet e para të kampionatit, në tri vitet e tij në Serie A. Ndërsa sivjet, ai ka mundur të realizojë dy herë.

5 - 8 vite kishte që Milanit i mungonte barazimi 3-3 në kampionat. Hera e fundit ishte 20 maji i vitit 2005, në një Milan-Palermo. Ndërsa, kundërBolognas, “Djalli” e pat përsëritur këtë rezultat 13 vite më parë (sezoni 2000-2001), kur në “San Siro” milanisti Luigi Sala shmangte humbjen në sekondën e fundit të takimit.


6 - Mund të jetë një rastësi, por Andrea Poli duket se përbën një mallkim për Milanin. Sa herë që mesfushori kuqezi shënon gol, skuadra e tij përmbyset me të paktën dy gola. Kjo gjë ndodhi sivjet në debutim kundër Hellas Verona dhe dy ditë më parë kundër Bolognas.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment