Ibra vë kushte: Dua përforcime, ndryshe largohem

Ibra vë kushte: Dua përforcime, ndryshe largohem

Milani pritet të përballet me një verë të nxehtë për sa i përket merkatos në hyrje dhe dalje. Kuqezinjtë këtë sezon do e përfundojnë të shtunën pa asnjë trofe.

Për të mbajtur një kampion si Ibrahimoviç do jetë mjaft e vështirë duke qenë se suedezi është mësuar të fitojë gjithmonë titullin kampion kudo ku ka luajtur. Pyetja që shtrohet është: Çfarë do Ibra? Përgjigjia është: “Unë nuk kam ndryshuar. Nuk kam dyshime rreth vetes. Pyetja i duhet shtruar klubit”.

“Unë kam një kontratë edhe për dy vjet dhe jam i lumtur këtu në Milano. Unë dua të vazhdoj këtu dhe të fitoj por duhet të shoh projektin e klubit pasi unë nuk jam mësuar të mos fitoj asgjë. Është hera e parë që me ndodh. Jam i zhgënjyer. Ishte një dështim ky sezon për ne”- tha suedezi Ibrahimoviç.

Sulmuesi i Milanit nuk është i kënaqur që do ta mbyll sezonin me “Zero Tituj”pavarësisht se ai vetë kryeson listën e golashënuesve në Itali me 28 gola në 37 ndeshje, 5 ne Ligën e Kampionëve dhe nga një në Superkupën e Italisë dhe në Kupë. Ai dëshiron përforcime në ekip dhe këtë gje ua ka shprehur edhe drejtuesve të Milanit. Synimi i tij është të ketë një ekip të fortë ku të mbështetet dhe të arrij të fitojë edhe Ligën e Kampionëve që deri më sot se ka fituar.

Lista e lojtarëve të Milanit që mund të largohen është e gjatë dhe Galiani duhet t’i bëj mirë llogaritë me Nestën, Inzagin, Sedorf, Van Bomel dhe Zambrotën për të rinovuar me to ose jo. Në listën e largimeve janë edhe Akuiliani dhe Maksi Lopez që nuk dhanë gjë këtë sezon. Lojtarët që mund të vishen kuqezi janë: Montolivo, Açerbi, Natali, mesfushori i Nansi Traore dhe ndoshta edhe Keita. Për tu verifikuar është gjendja e Pato-s i cili ka kaluar një sezon zhgënjyes të mbushur me demtime dhe shumë pak ka luajtur. Ofertat tunduese të Barcelonës ndaj Tiago Silvës mbeten për tu parë nëse do të konkretizohen.

Me këto prapaskena e ardhmja e Ibrës duke larg Milanit, i mbetet Galianit për të thënë fjalën e fundit.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment