Pesë klube të interesuara për Ibran por Milani nuk do ta shesë atë shpjegon agjenti



Agjenti i lojtarit i hedhur poshtë spekulimet se klienti i tij dëshiron të largohet nga San Siro këtë verë, dhe provoi ti shpjegojë komentet rreth financave të Rossonerëve.

Agjenti i Ibras ka treguar se janë katër apo pesë klube të interesuara për sulmuesin, por shpjegoi se Milani nuk ka asnjë qëllim që ta shesë atë.
Sulmuesi e pati sezonin e tij me më së shumti gola të shënuara në karrierë por spekulimet thonë se City është shumë i interesuar për Suedezin 30 vjeqar, poashtu ka pasur edhe spekulime se trajneri i Milanit Max.Allegri dëshiron ta largojë Ibran nga Milani.
Sidoqoftë, Mino Raiola insiston se nuk ka shanca që klienti i tij të largohet nga San Siro.
"Janë katër apo pesë klube të cilat janë duke e vëzhguar atë," Raiola tha për Sky Sport24.
"Sidoqoftë, Milani ishte i qartë me ne: Ibra nuk është në shitje."
Raiola poashtu i mohoi raportet se fjalët e Ibras rreth financave të Milanit nuk i kanë pëlqyer Adriano Gallianit.
"Lojtari nuk deshi të thotë se Milani nuk ka para- ai e shprehu vetveten gabimisht," agjenti i tij shpjegoi.
"Galliani është i qetë. Ai e di se këto gjëra ishin të shtrembëruara ( fjalët e Ibras ) por ai e kupton se qka deshi të thotë Ibra."
Ibrahimovic shënoi 28 gola në 32 paraqitje në Serie A këtë sezon.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment