Turizmi mbush arkat e Milanit

Drejtuesit e Milanit nuk qëndrojnë duarkryq. Ata po mendojnë ditë e natë se si të mbushin buxhetin për merkaton, ndërsa duket se e kanë gjetur një mjet përfitimi. 

Një grup i vogël nga drejtuesit e rrugës "Turati" dhe jo vetëm, do të marrin pjesë në një udhëtim "Crocier" dhe, nga ky lundrim me anije, buxheti i merkatos së klubit kuqezi do përfitojë një rritje prej 1.8 milionë euro më shumë. 

Në këtë udhëtim me "Crociera Rossonera Milan Junior Camp" do të marrin pjesë vetëAdministratori i Deleguar Adriano Galliani, trajneri Massimiliano Allegri, por edhe ish-trajneri Carlo Ancelotti, sulmuesi Maxi Lopez, si dhe disa ish-futbollistë të tjerë të kohëve të vjetra si Franco Baresi dhe Daniele Massaro. 

Ekspedita e grupit kuqezi do startojë më datë 2 qershor nga Xhenoa dhe përfundojë më 7 qershor. Kjo anije do të udhëtojë përgjatë brigjeve të detit Mesdhe. 

Gjatë këtij lundrimi do shfaqen ndeshjet më emocionuese të skuadrës së Milanit ndër vite, dhe më pas të gjithë të pranishmit do kenë mundësinë të vizitojnë stadiumin "Camp Nou"
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment