Platini: Juve nuk është e gatshme për në Evropë

Platini: Juve nuk është e gatshme për në Evropë

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, është shprehur i kënaqur me triumfin e Juventusit në Serie A dhe mendon se Zonja e Vjetër e ka merituar këtë sukses.

Megjithatë francezi është i pasigurt nëse Juventusi ka kualitet për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

“Unë qartas jam neutral si president i UEFA-së, por zemra ime ende rreh për Juven dhe jam shumë i lumtur për ta. Suksesi i tyre është shumë i merituar dhe i uroj ata”.

“Liga e Kampionëve? Të fitosh kampionatin vendor është diçka krejtësisht ndryshe se të fitosh në Evropë. Sinqerisht nuk mendoj se Juve mund ta fitojë atë menjëherë. Ata kanë nevojë për kohë për t’u zhvilluar. Gjërat ishin më të lehta këtë vit pasi ata ishin vetëm në një garë”, ka thënë Platini për La Gazzetta dello Sport.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment