Zëvëndësuesit e Ibrahimoviç !



Edhe pse i grumbulluar me kombëtaren suedeze për Euro 2012, sërish nuk kanë fund zërat e merkatos që e shohin Zlatan Ibrahimoviç larg Milanit sezonin e ardhshëm.
Bomberi suedez, i cili ditë më parë mohoi largimin nga Milan, kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe Manchester City.

Kjo situatë ka shtyrë drejtuesit e Milan të kërkojnë në merkato për një sulmues, i cili edhe në rast largimi të Ibrahimoviç, do të ishte i aftë të mbante peshën e sulmit kuqezi.

Emra që qarkullojnë në media jan disa por më të mundshmit janë tre sulmuesit e City-t: Edin Dzeko, Mario Balotelli dhe Carlos Tevez. Emra këta që janë përfolur edhe më parë për kalimin te Milan.

Balotelli, i grumbulluar me Italinë në prag të Kampionatit Europian ka deklaruar se do të vazhdojë te City por një transferim i tij në San Siro nuk është aq i pamundur.

Emra të tjerë që qarkullojnë janë ai i brazilianit të Internacional Porto Allegre, Leandro Damiao dhe spanjolli i Chelsea, Fernando Torres, i cili në rast afrimi të Hulk pritet të largohet nga Stanford Bridge.

(Falcao do ishte ideal si thoni ju  ? )

Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment