Silvio Berlusconi: A mund ta ringjallë ai Milanin për herë të tretë ?



Silvio Berlusconi: A mund ta ringjallë ai Milanin

për herë të tretë ?
Silvio Berlusconi është mishërim i atij që
njerëzit dëshirojnë të urrejnë në politikanët.
Ai ëshë bilioner, ka pasur skandale të shumta,
dhe ka një ego e cila do ta bënte Mike
Taysonin të kandidojë për paratë e tij.
Ai gjithashtu ndërtoi dy nga skuadrat më të
mira të të gjitha kohërave në futboll si
president i Milanit. E para ishte ajo e Sachit
dhe Capellos në fillim të viteve 90. Kush mund
ta harrojë shkatrrimin e Barcelonës në Finalen
e Champions Ligës 4-0 më 1994?


E dyta ishte ajo e dekadës së fundit, e cila i
arriti tre finale të Champions Ligës në pesë
vite duke i fituar dy prej tyre.
Klubi njoftoi për rikthimin e Berlusconit në
rolin e presidentit më herët këtë vit.
Këtë verë, duke u bazuar në afatin kalimtar,
padyshim se do të jetë një prej afateve më
kritike të Milanit në 10 vjetët e fundit.
Milani përfundoi i dyti në Serie A në një
kampionat që ishtë shumë i ngushtë dhe ky
ishte një sezon i dështuar më shumë në saje
të një liste të gjatë të lojtarëve të lënduar.
Klubi njoftoi se nga klubi do të largohen
shumë lojtar që e kanë bërë këtë Milan një
forcë dominuese për shumë vitë në futbollin
Europian, dukë përfshirë Nestan, Gattuson
dhe Inzaghin.
"Do të na mungojnë këtë kampionë të
jashtëzakonshëm,"tha Adriano Galliani,
zv.Presidenti i Milanit, "Njerëz të mirë të cilët e
mbajtën dhomën e zhveshtores në atë
mënyrë që duhej të ishtë. është fundi i një
epoke."
Lojtarët e mëdhenjë, madje edhe kampionët
dhe ikonat e klubit, do të vijnë dhe shkojnë.
Por klubi mbetet.
Klubi rindërtohet. Klubet i mbyllin kapitujt dhe
i fillojnë kapitujt e ri.
Berlusconi e ka aftësinë për të rindërtuar
Milanin në një superfuqi Europiane, siq ishte
dy herë më parë.
Klubi i ka disa lojtar të mirë, por nuk do të jetë
detyrë e lehtë që të zëvendësohen kampionët
si Nesta, njëri nga tre top qendër mbrojtësit e
futbollit modern, dhe një pit bull si Gattuso, i
cile ishte një forcë e madhe në fushë dhe një
prezencë e pazëvendësueshme ne
zhveshtore.
Milani nuk mund tia lë vetës komoditetin që të
flejë në afatin kalimtar veror. Serie A është
duke u bërë një kampionat më kompetitiv
sezon pas sezone.
Më parë ekipe të nivelit mesatar, klubet si
Napoli, Lazio dhe Udinese kanë pasur sezone
impresive, dhe Juventusi e ka forcuar ekipin e
tyre, duke e fituar Skudeton e parë që nga viti
2006. ( Skudetto e cila i ishte marrë nga Lega
Calcio ).
Paratë flasin këto ditë, dhe futbolli nuk është
një përjashtim. Transferet mund të jenë të
shtrenjëta, por biznesi i menqur është
gjithmonë një mundësi. Askush nuk po
kërkon nga Milani që të shpenzojë 100 milion
euro këtë verë. Pas të gjithave, ky është Milani
jo City. Sidoqoftë, klubi nuk mund të pushojë -
duhet të veprojë edhe nëse kjo do të thotë
shpenzim i parave.
Nëse Berlusconi e hapë kuletën e tij këtë afat
kalimtar veror, Rossonerët do të ishin në
gjurmë të rindërtimit të skuadrës që është
vetëm tre ose katër lojtar kualitativ larg nga të
qenit një skuadër e fortë për të fituar
Champions Ligën.
E para dhe mbi të gjitha, Milanit i duhet të
sjellë një zëvendsim të klasit botor ne pozitën
e Nestas. Eksperiencën e Nestas dhe aftësinë
për të lexuar lojën e kanë shumë mbojtës,
ndoshta edhe asnjë në këtë planet.
Sa mbrojtës në historinë e kohëve të fundit
mund të thonë se e kanë ndalur Leo Messin ?
Për më shumë, Milanit i duhen të paktën edhe
dy ose tre mesfushorë kualitativ. Transferet e
Montolivos dhe Traores janë një fillim i mirë i
përforcimit të një mesfushe të vjetruar por
këto transfere vështirë se futin një ndenjë
besimi te përkrahësit e Milanit.
Milani poashtu e tranferoi edhe portierin e ri
Gabriel Ferreira, i cili është vetëm 19 vjeqar
dhe duket si një blerje e mirë afatgjate e
Milanit, por kualiteti i tij në skenën Europiane
mbetet të shihet.
Eshtë një fillim, por këto transfere nuk janë
fortë bindëse. Milani duhet të bëjë më shumë
përfocime, lojtarë të klasit botror, për të
përforcuar skuadrën për sezonin e ri që fillon
në Gusht. Fatkeqsisht kjo është më vështirë të
bëhet sesa të thuhet.
Por Milanit iu është kthyer Berlusconi.
Ai ka ndërtuar dy skuadra shumë të forta në
kohën e tij si president i Milanit - dhe nuk ka
asnjë arsye që kthimi i Berlusconit në krye të
Milanit nuk mund ta kthejë lavdinë e
mërparshme të klubit kuq e zi.
Ai e ka bërë dy herë me parë këtë, dhe si
thonë të gjithë hera e tretë është më e
bukura.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment