Mexes: Besojmë deri në fund tek titulli,nuk është e vërtetë se dua të largohem




Philippe Mexes,u intervistua nga Milan Channel në Milanello pas stërvitjeve me klubin,ku tha se skuadra e tij ende beson tek titulli dhe sa i përket të ardhmës së tij, tha se nuk dëshiron të largohet.
"Këtë të dielë nuk presim të marrim vetëm një pikë,ne duhet të jemi prapa Juventusit e për të bërë këtë,ne duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme duke shpresuar në një hap tjetër fals të biankonerëve,si barazimi kundër Lecces,i cili pritej.Ne besojm deri në fund për titull."

"Kam bërë dy gabime kundër Barcelonës dhe Fiorentinës,kam qenë pak i lodhur ndoshta kjo është arsyeja.Isha i lodhur pasi po luanim çdo tre ditë,por ekipi nuk hoqi dorë kurrë nga titulli,edhe pse luante shpesh në çdo tri ditë dhe kishim aq shumë të lënduar.Për fat të mirë,tani situata është përmirësuar dhe kemi rikthyer pothuajse të gjithë të lënduarit,të cilët tani janë të gatshëm të japin më të mirën në fushë që të dielën",vazhdon Mexes.

"Polemikat me Juventusin? Është e natyrshme,pasi është pjesë e konkurrencës në këtë kompeticion. E ardhmja ime ? Nuk po mendoj për largimin dhe nuk kemi asgjë të keqe me misterin.Pas lëndimit të gjurit nuk ishte e lehtë të kthehesha e të luaja,tani për tani dua të kthehem sa më shpejt në nivelin tim",potencoi Mexes.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment