Thiago 33 Nuk Kam probleme me MILANIN !



Reprezentuesi Brazilian thotë se Rossonerët janë pajtuar që ta lënë atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Londor pasi kjo gjë u diskutua me Presidentin e klubit.



Thiago Silva ka thënë se Milani nuk ka probleme me participimin e tij në Lojërat Olimpike Verore në Londër.
Qendër mbrojtësi është njëri nga 3 lojtarët me mbi moshë në kombëtaren e Brazilit që lejohen të marrin pjesë në këto lojëra, dhe Silva ka treguar se Rossonerët nuk kanë pasur asnjë kundërshtim që të mos e lënë atë të marrë pjesë në këto lojëra.
"Nuk ka pasur probleme me Milanin rreth participimit tim në Lojërat Olimpike," mbrojtësi u tha reporterëve.
"Unë menjëherë e shpreha dëshirën time për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe së pari fola me Presidentin e klubit Silvio Berlusconi për këtë qështje në një mënyrë shumë të sinqertë."
"Problemi i vetëm që kishte Milani ishte rreth asaj që unë nuk do të kisha kohë të mjaftueshme për pushime, por e gjithë kjo është rregulluar tani."
Brazili është në grupin C ku bëjnë pjesë edhe Egjipti, Bjellorusia dhe Zelanda e Re.
Gara e Futbollit në Lojërat Olimpike fillon me 26 Korrik dhe mbaron me 11 Gusht. 
Sezoni i Serie A fillon me datën 25 Gusht.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment