Muntari deshiron te mbetet te Milani refuzon Interin !




Sulley Muntari thotë se dëshiron të qëndrojë në Milan pasi impresionoi gjatë 5 muajve si huazim te gjigantët italian.


27 vjeqari, i cili kaloi në Milan në formë huazimi nga rivalët e qytetit Inter në Janar, tani është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Interin i ka skaduar.
Muntari impresionoi deri sa ishte ne huazim në Milan dhe shënoi 3 gola në 13 ndeshje gjë që e ka shtyr Interin që të dëshirojë ta kthej atë prapë në klub.
Por Ganezi thotë se ai nuk dëshiron të kthehet në Inter duke insistuar se dëshiron të nënshkruajë më Milanin.
I pyetur nëse dëshiron të kthehet në Inter, Muntari tha: "Inter ? Jo, unë e dua Milanin."
Interi e bleu Muntarin nga Portsmuthi në vitin 2008 për 14 milion euro.
Por lojtari asnjëherë nuk tregoi vlera në fushë për të justifikuar qmimin të cilin e pagoi Interi për të dhe ishte i lidhur me një kalime në skuadra të shumta.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment