4 emra nëse nuk vjen Honda



LJAJIÇ: I pari është pikërisht Adem Ljajiç i Fiorentinës. Serbi u duk se do rinovonte me vjollcët, por ndërkohë është gati që të vishet kuqezi. Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme dhe Galliani e ka vënë në listën e
preferencave: "Ljajiç te ne? Për momentin është i Fiorentinës, por në 2014-ën, ku i dihet", tha dje Galliani në lidhje me këtë argument. Me pak fjalë, diçka në prapaskenë lëviz dhe, nëse Honda nuk do vijë këtë verë, atëherë një sulm i minutave të fundit nuk do mungojë nga një prej mjeshtërve të merkatos botërore.Adriano Galliani është i vendosur dhe as që ka ndër mend të heqë dorë nga KeisukeHonda. Ndonëse situata në radhët e CSKA Moskës është vështirësuar shumë në orët e fundit, Administratori kuqezi vazhdon të besojë, duke e konfirmuar edhe dje këtë fakt

"Për Hondën do të vazhdojmë të besojmë deri në ditën e fundit kur do të mbyllen listat që duhen dorëzuar në UEFA për Champions-in, e thënë ndryshe në mes të gushtit. Ne e kemi bërë ofertën tonë tashmë dhe e dimë që futbollisti kërkon të veshë fanellën e Milanit, prandaj i takon klubit rus t’i ulë pretendimet e tij për lojtarin (5 milionë euro). Gjithsesi, edhe mbi këtë faktnuk duhet ekzagjeruar shumë, sepse fundja, nga dhjetori na ndajnë vetëm 4 muaj, ndaj lojtari do jetë shpejt i yni, ndonëse do ishte bukur ta kishim në fushë për eliminatoret", është shprehur dje numri dy i kuqezinjëve.

Por, tifozët e Milanit dhe aq më shumë specialistët sportivë nuk i besojnë kurrsesi Adriano Gallianit. Historia ka treguar se sa herë që 68-vjeçari ka premtuar se nuk do të kishte më blerje, goditja e tij e minutës së fundit nuk ka munguar kurrë. Prandaj, edhe sivjet, pritet të ndodhë e njëjta gjë. 

Sipas thashethemeve që vijnë nga "Milanello", numri dy i klubit ka bërë gati një listë, e cila përmban emra interesantë, 4 të tillë me përjashtim të Hondës, që pritet të shtojnë edhe më shumë cilësinë në repartin e avancuar.
GOMEZ: Emri i dytë dhe shumë pak i përfolur deri tani është ai i argjentinasit Alejandro “Papu” Gomez i Catanias. 25- vjeçari, që duhej të firmoste me ukrainasit e Methalist Kharkiv që në javën e kaluar, ka frenuar bisedimet, pikërisht sepse Milani është hedhur në sulm për të, ndonëse i ka kërkuar futbollistit që të ketë durim deri në mesin e muajit gusht. Natyrisht që Gomez është një alternativë e mirë, jo vetëm për ta zëvendësuar El Shaarawy-n, por një lojtar ideal për skemën 4- 3-3 të përdorur nga trajneri Allegri në sezonin e kaluar. Catania kërkon minimalisht 6 milionë euro për të, por Galliani mund të sigurojë edhe thjesht huazimin e tij.

MODRIÇ: Emri i kroatit të Real Madrid nuk është i ri, sepse është bërë shpesh këtë verë, ndonëse paga stratosferike e Modriç duket pengesa më e madhe. Trajneri Ancelotti nuk e vlerëson shumë 27-vjeçarin, aq më shumë që sivjet ai duket zgjedhja e fundit e teknikut italian kundrejt Isco, Ozil apo edhe Alonsos dhe Kaka. Prandaj, një transferim në ditët e fundit të merkatos, në formën e huazimit, nuk do të ishte një habi.

NANI: Orët e fundit, nga Manchester sigurojnë se dy klubet milaneze, me në krye Milanin, janë hedhur në sulm të mesfushorit me tipare sulmuese, Luis Nani. Duke parë që United ka ulur pretendimet për kartonin e tij në 12 milionë euro, Adriano Galliani mund të sigurojë portugezin për sezonin e ardhshëm, me paratë që do të siguronte nga kualifikimi në Champions League
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment