Jave e Nxehte per Mialnin



Milani po vazhdon përgatitet parasezonale dhe është gati për ndeshjet parasezonale,që Milani ka në program t'i zhvillojë.


Nesër,trajneri Allegri me ekipin e tij do të jenë në Reggio Emilia
në stadiumin Mapei,ku rossonerët do të marrin pjesë në Trofeu Tim 2013,kundër Sassuolo dhe Juventus,skuadër e cila është favoritë përsëri për të fituar kampionatin.


Pikërisht,ndaj Juventusit do të jetë ndeshja hapëse e turneut dhe Allegri do të japë indikacionet e para djelmoshave të tij për vetëm 45 minuta,pasi një ndeshje në këtë turne zgjatë vetëm 45 minuta.


Pak ditë më vonë,saktësishtë 4 ditë,Milani do të bëjë debutimin në turneun më të mirë të këtij sezoni parasezonal 'Guinness International Champions Cup',të shtunën në Stadio "Mestalla" kundër Valencias,ndeshja e parë e vlefshme për "Fazën e Lindjes".Fituesi dhe humbësi gjithashtu,do të ndeshjen pastaj me një prej Chelsea apo Inter në Neë Yourk,me 4 gushtë në gjysmëfinalen e eventit,ku pjeëmarrës janë edhe Juventus,Everton,Real Madrid dhe Los Angeles Galaxy.

Për t'u informuar më mirë me këtë event per te gjitha detajet,ju ftojmë të lexoni këtë artikull të përgatitur javë më parë.GUINNES INTERNATINAL CHAMPIONS CUP (kliko ketu).



Gjithashtu,kjo javë për Milanin është e rëndësishme edhe sa i përket merkatos.Sot,e hënë 22 korrik,do të ketë një takim në Moskë me drejtuesit e Hondas dhe CSKA për të provuar të marrin japonezin qysh në këtë merkato në milanello.


Nuk do të jetë e lehtë për të bindur rusër,por siq shpjegoi dje Adriano Galliani,me ndihmën e ndonjë sponzori playmakeri do vijë tani,nëse jo,në janar.


Do të jetë një javë e nxehtë për Milanin tonë si në fushë dhe në merkato,dhe mbyllim këtë artikull me shpresën se do marrim përgjigje pozitive në dy frontet.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment