Galliani konfirmon interesimin për Ola John dhe Diamantin!

Tregu i Milanit për transferime vazhdon të jetë mjaftë i varfër. Milan në fillim të merkatos transferoi, Polin dhe Saponaran, dy futbollist të rinjë që meritojnë besimin e Allegrit.
E vërteta është që tifozët e Milanit akoma nuk janë të qetë, ata duan emra të mëdhenjë në skuadër. Adriano Galliani e di se duhet bërë akoma investime, pas Hondas aktualisht janë duke u shqyrtuar dy opcione tjera për fazën ofanzive. Opcioni i parë është anëtari i Benficas, Ola John dhe opcioni i dytë është Alessandro Diamanti i Bolognas. Situata mund të jetë definitivisht më e qartë pas eliminatoreve të Champions League. Në një deklaratë për “Milan Channel” Adriano Galliani tha: “Nëse Milan kualifikohët për në fazën e grupeve në Champions League atëherë në skuadër do të vijnë disa emra të mëdhenjë”. Galliani nuk përmendi emra por mund të kemi edhe këtë verë, Mister X-in e Milanit.

Galliani
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment