Honda-Milan,gati finalizimi



Përfaqësuesi i kombëtares japoneze,aktualisht lojtari i CSKA Moskës,Keisuke Honda, që një kohë të gjatë është lidhur me një kalim tek gjigandi italian,AC Milan.


Adriano Galliani ditë më parë kishte deklaruar se Honda do të arrijë vetëm në janar
nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga sponzorët,teksa Keisuke Honda dëshiron që t'i bashkohet rossonerëve qysh në këtë merkato.


Sot,La Gazzetta dello Sport,Hiro Honda,vëllai-menagjeri i Keisuke Honda's dhe konsulenti i merkatos Fabrizio de Vecchi do të takohen në Moskë me playmakerin e CSKA për të parë edhe njëherë nëse japonezi dëshiron të transferohet menjëherë në Milanello.


Në këtë moment,mungojnë 2 milionë nga kërkësa e rusëve (5 milionë),dhe ofertës së Milanit (3 milione).


Pa ndihmën e ndonjë sponzori,si edhe e cekëm më lartë,Adriano Galliani ka thënë se marrëveshja nuk mund të arrihet,dhe pastaj Honda do të duhet të bashkohet me Milanin në janar të 2014,si një 'free transfer'.


Tani për tani nuk ka siguri që ndonjë sponzor japonez do të ndërhyjë për të zhbllokuar tratativat: flitet për Mizuno,pastaj tek industria ushqimore Coca Cola japoneze,McDonald's japonez dhe Asahi Food&amp si dhe Ntt Docomo,kompania vendase e telefonisë mobile,te cilat mund t'i japin nje 'dore' Gallianit per te transfeuar Keisuken.


Jemi shumë pranë finalizimit të operacionit Honda,teksa shumë shpejtë mund të ketë ndonjë lajm të rëndësishëm.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment