Milan do talentin e Benfikës (VIDEO)

Një emër i ri për sulmin e Milan. Bëhet fjalë për lojtarin e Benfikës Ola John. Në një intervistë për portugezen "OJogo", Administratori i Deleguar i kuqezinjëve Adriano Gallianika pranuar interesimin e klubit italian për hollandezin me origjinë liberiane.

"Ola John është një futbollist që na është ofruar dhe na intereson shumë. Huazim? Nuk mund të themi asgjë lidhur me këtë", ka deklaruar Galliani.

Kartoni i Ola John është bashkëpronësi mes Benfikës dhe fondit të investimeve Doyen Group me drejtor Nelio Lucas për të cilin Galliani shprehet se "e njoh shumë mirë".

Sipas "O Jogo", Milan ka gati 5 milionë euro për 21-vjeçarin.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment