Seria A, u hodh në Milano shorti për sezonin e ri

Seria A, u hodh në Milano shorti për sezonin e ri
Në Milano u hodh shorti për edicionin e 82 të Serisë A, edicion që do të marrë udhë vetëm një javë pas ndeshjes së Superkupës, Juventus – Lazio. Sezoni i ri pra përsa i përket kampionatit do të startojë më datë 24 gusht, e do të mbyllet dicka më herët, më 18 maj, për shkak të botërorit të ardhshëm që do të
zhvillohet në Brazil. Shorti ka kursyer përballjet e mëdha që në javën e parë dhe kampionët në fuqi të Juventusit do ta nisin mbrojtjen e titullit në Gjenovë, përballë Sampdorias.
Nënkampionët e Napolit do të presin në San Paolo Bologna-n, ndërsa Milani do të udhëtojë drejt Verona-s, ku do të masë forcat me Chievo-n. Përsa I përket skuadrave të tjera me emër, Fiorentina do të vihet përballë Catania-s, Inter-I do të presë në San Siro Genoan, Lazio Udinesen, ndërsa aventura e re për Rudi Garcia-n dhe verdhekuqtë do të nisë në Toskanë, përballë Livornos. Përballja e parë e madhe do të jetë ajo Juventus – Lazio, e javës së dytë , ndërsa vetëm një javë më pas do të zhvillohet derbi I Italisë Inter – Juventus. Java e 7 paraqitet shumë e fortë me sfida të tilla si: Inter – Roma, Juventus – Milan e Lazio – Fiorentina, sidoqoftë për herë të parë në historinë e kampionatit italian do të ketë 5 përballje derbi. I pari në listë është ai I Romës, që do të luhet javën e katërt, javë ku do të zhvillohet gjithashtu edhe takimi tjetër Milan – Napoli.
Derbi della Molle, pra derbi I Torinos do të luhet në javën e gjashtë, me Juventusin si skuadër udhëtuese, megjithatë këtë sezon pas disa viteve mungesë rikthehet derbi Chievo – Verona, që do të jetë në javën e 13, kur do të mbahet edhe takimi Lazio – Inter. Derbi dell Alterna, sic e quajnë italianët derbin e Gjenovës do të zhvillohet në javën e tretë, ndërsa derbi I Madoninna-s ndërmjet Interit dhe Milanit do të luhet në javën e 17. Klasikja Juventus – Roma do të jetë në kalendar në javën e parafundit, sidoqoftë këtë herë drejtuesit kursyen skuadra të tilla si Juventus, Napoli, Milan, Inter dhe Roma nga impenjime të vështira në ndeshjet e mesjavës, detaj ky që përbënte gjithashtu edhe kriterin bazë përpara hedhjes së shortit, ndërsa në katër javët e fundit asnjë nga skuadrat nuk mund të ketë dy takime radhazi, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment