Ljajiç-Milan, vetëm 24 orë larg



Milan vazhdon të ëndërrojë për Adem Ljajiç. Futbollisti serb nuk ka më dëshirë ta vazhdojë aventurën e tij në Firenze, ndaj kërkon që të transferohet në Milanello. Por klubi "Vjollcë"
këmbëngul ta mbajë atë me anë të trajnerit VincenzoMontella, i cili i ka thënë do të ishte në të mirë të karrierës së tij që të qëndronte. 

Në 24 orët e ardhshme do të vendoset gjithçka kur është parashikuar një takim mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit, për të sqaruar të ardhmen e talentit ballkanas.


Te Fiorentina situata është e komplikuar për serbinMontella ka vendosur të mos e thërrasë për një miqësore, me argumentin se e shikon paksa nervoz. Gjithçka ka mbetur pezull, ndërkohë që Administratori i Deleguar i "Djallit", Adriano Galliani, dhe Drejtori Sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, kanë folur shpeshherë me njëri-tjetrin në javët e fundit. 

Kuqezinjtë duan që ta marrin serbin menjëherë, kurse vjollcët të rinovojnë. Vlera e kartonit të lojtarit sipas drejtuesve të klubit është 10 milionë euro, për Milanin disi e lartë, të cilët synojnë të shpenzojnë më pak për talentin
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment