Milan: Nuk tolerojmë më



"Racizmi nuk ka alibi dhe racistët nuk meritojnë tolerancë. Nga sot nuk do ta kenë më. Nuk bëhet fjalë vetëm për të mbrojtur një lojtar apo një sport, por botën e civilizuar ku ata nuk bëjnë pjesë".
Është ky reagimi i klubit të Milanit, pas thirrjeve raciste të verifikuara gjatë trofeut Tim kundër lojtarit francez të kuqezinjve, Konstant. 

Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguaredhe vetë administratori i Milan, Adriano Galliani, i cili ka thënë: "Koret raciste janë skandaloze, të papranueshme, nuk është mirë kështu". 

Edhe Pippo Inzaghi ka reaguar ndaj ngjarjes, duke sugjeruar injorimin e koreve dhe thirrjeve. Inzaghi është tekniku i ri i Pranëverës kuqezi, i prezantuar në Milanelo ku mbërriti bashkë me administratorin Adriano Galliani

"Duhet t’i injorosh, kjo është zgjidhja. I japim shumë rëndësi, jemi të gjithë kundër racizmit. Nëse është diçka që ka të bëjë me gjithë stadiumin, atëherë duhet të ndalojmë lojën. Ndryshe, të mbyllim veshët", ka thënë Inzaghi
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment