Balotelli Goditja më e madhe



Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri gjatë një konference për shtyp u foli këtë të hën në lidhje me objektivat e tij për këtë sezon. 


“Kampionati këtë vit do të jetë edhe më i vështirë pasi do të jenë edhe 6 skuadra të tjera në luftë për vëndet e Champions
dhe Europa League. Në këtë moment është e vështirë të thuhet se sa përpara është Juventusi, por Milan sigurisht ka bërë hapa përpara nga sezoni i kaluar ku pothuajse ndërruam të gjithë lojtarët. I uroj një shërim sa më të shpjetë si Vilanovës ashtu edhe Acerbit që po ndeshen jashtë fushës me sëmundjet respektive” u shpreh tekniku kuqezi. 

Sipas tij Milani nuk ka arritur akoma të bëjë ndonjë goditje të rëndësishme në merkato ndryshe nga Juve që mori Tevez, lojtarin aq të pëlqyer nga Milani, por trajneri kuqezi nuk duket shumë i shqetësuar.

“Ne e bëmë goditjen tonë në janar me Balotellin. Më mirë që erdhi Balotelli pasi në jetë kanë rëndësi momentet por nuk kam asnjë keqardhje. Janë dy lojtaretë rëndësishëm të nivelit ndërkombëtar, Tevez është 29 vjec ndërsa Mario 23 dhe kjo është një diferencë e madhe. Balotelli në katër muaj tek Milani shënoi shumë gola dhe krijoi rrezikshmëri nga goditjet standarte. Është vetëm 23 vjec, këtu është protagonist dhe me kualitetin fizik dhe teknik që disponon vetëm mund të përmirësohet. Janë afruar tre lojtarë të rinj duke konfirmuar linjën që klubi po ndjek, Saponara, Poli që është në xhiron e kombëtares dhe Vergara që do të bashkohet me ne më 24 korrik sëbashku me futbollistët e tjerë të kombëtares. Për momentin jemi 25 por disa lojtarë janë në pritje të ndonjë sistemimi tjetër. Klubi nuk dëshiron një grup me 30 lojtarë ndaj nëse largohet ndokush do të afrohet një zëvendësues i denjë ndryshe do të vazhdpjmë kështu sic jemi” u shpreh ai
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment