Ky Milan është për titull

calmilanMesfushori i Milan, Ricardo Montolivo, i ka idetë e qarta për sa i përket sezonit që vjen. Pavarësisht se dje trajneri Massimiliano Allegri i ka dhënë një ditë pushim ekipit kuqezi, Montolivo është parë në Milanelo duke zhvilluar një stërvitje të diferencuar.

“Lodhja në kupën e konfederatave ka bërë të vetën, si rrjedhojë kam vendosur që të stërvitem për të mos mbetur mbrapa shokëve”, ka thënë mesfushori për Milan Channel.
Montolivo është i mendimit se Milani mund të thotë fjalën e vet në kampionat, pavarësisht se Juventusi mbetet një pretendent serioz për titull: “Juventusi është përforcuar mjaft, megjithatë edhe ne jemi pretendentë për titull, mjafton të mos përsëritim gabimet që bëmë vjet në fillim të kampionatit”.
Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment